Klop: Ta kthejmë Liverpulin në dinasti

Harruar Liverpulin? Aspak por skuadra kampione e Europës, aktualisht kryesuesja e madhe e Premier League, sikundër të tjerat, ishte në ‘karantinë’ të stërzgjatur.

Sot rikthimi në fushë në derbi me Everton të italianit Karlo Ançeloti. Por mediat angleze përpos duelit me pritshmëri të madhe sportive, ndalet fort te strategu i Reds-ave Jurgen Klop.

Sipas ‘Daily Mail’, Klop dëshiron të qëndrojë në Liverpul për një kohë të gjatë, duke hapur një cikël që mund të sjellë më shumë lavdi për klubin ‘Merseyside’.

Menaxheri gjerman po planifikon një epokë të re në Liverpul ndërsa ‘Daily Mail’ në faqe të parë duke ju referuar fjalëve të Klop, shkruan: “Le të ndërtojmë një dinasti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!