Premier nuk ndyshon, spektakël në Totenhem…

Totenhem-M. Junajtid 1-1, Noruiç-Sauthempton 0-3

Kjo e mbrëmshmja në ‘Totenhem Stadium’ po që të kujton ato ndeshje të mëdha të Premier League. Vendasit e Murinjos, Totenhem, përballë së shkuarës së portugezit Mançester Junajtid, në një duel force, presioni e taktike. Aspak në vështirësi për shkak të mungesës së tifozëve në shkallë.

Që në krye të herës Totenhem merr inisitavën dhe pasi zhbën disa orvatje të miqve, ndëshkon me një supergol të Stiven Bergvajn. Top i fituar jashtë zone, depertim force mes mbrojtjes dhe goditje vrastare, aq sa dhe portieri De Gea nuk arrin të devijojë. 1-0 në të 27-tën.

Me disa raste në të dyja kahet, mbyllet e para. Në të dytën ndryshojnë rolet dhe miqtë bëhën “djaj”, duke kërkuar me insistim baraimin. Dy herë provonon nga distanca Bruno Fernandesh, por rasti i Marsial me atë pritje spektakolare të Loris, mban në lojë skuadrën e Totenhem.

Solsjaker hedh në lojë Pogba, me francezin, që shfaqet ‘bishë’ e vërtetë në dy raste. Në të 80-tën shmang thjesht Dajer me mbrojtësin vendas që shkakton penallti. Luzitani Fernandesh nga pika e bardhë, vendos balancën.

Ndërkaq më herët Noruiç u mund thellë në shtëpi nga Sauthempton 0-3. Takimet e tjera të javës së 30-të, vijojnë nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!