‘Hawk-Eye’, falje publike Shefildit…

“Hawk-Eye kërkon falje Premier League, Shefield United dhe të gjithë atyre që u prekën nga ky aksident ”

Ngjau mbërmë në sfidën Aston Vila -Shefild Utd 0-0. Në minutn e 42-të një top i ndalur nga portieri vendas i Vilës, përfundon brenda vijave. Mungon sinjalizimi te ora e kryesorit për të sinjalizuar gol.

Pamjet tregojnë se topi kaloi dukshëm vijën e portës dhe kjo gjë, ka vënë në alarm pergjegjësit e teknologjisë të cilët dolën në konferencë duke kërkuar falje me fjalë por dhe me shkrim.

Gjatë pjesës së parë të Aston Vila-Shefield United ndodhi një aksident me Goal-line Technology, në të cilën topi kaloi vijën nga portieri Aston Vilaës. Gjyqtarët nuk morën nsinjal as nga ora e as nga kufjet. Shtatë kamerat rreth portës, ishin mbuluar ndjeshëm nga portieri, mbrojtësit dhe traversa.

Një rast i tillë, nuk kishte ndodhur kurrë në mbi 9000 ndeshje në të cilat sistemi ynë ka operuar. Sistemi ishte testuar para fillimit të ndeshjes dhe ishte konfirmuar funksional nga gjyqtarët, duke mbetur funksional gjatë gjithë ndeshjes.

Hawk-Eye kërkon falje Premier League, Shefield United dhe të gjithë atyre që u prekën nga ky aksident ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!