Verner zyrtarisht i Çelsit

Mediat angelze njoftojnë se Timo Verner, ka nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare me skuadrën londineze të Çelsit.

Sipas raportimëve nga ishulli, Çelsi dhe Abramoviç, kanë paguar 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Verner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon në Angli.

Lajpcigu dhe Verner ndahen te 157 prezenca dhe 93 gola.

Gjermani 24-vjeçar, ishte në orbiten e disa skuadrave të mëdha në kontinent, por londinezët u treguan më konkretë duke bërë të tyrin njërin nga sulmuesit më të fortë në europë.

E veçanta lidhet me faktin që sulmuesi i përfaqësuesës gjermane, nuk do të luajë me Lajpcig në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Me gjasë do i bashkohet ekipit të ri sapo të mbyllë Bundesligën.

Pas disa orëve, Verner ka dërguar mesazhin e parë tifozëve të skuadrës së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!