Arsenal dështak, VAR-i nuk ndez për Shefild…

Aston Vila-Shefild Utd 0-0, Mançester Siti- Arsenal 3-0
Me dy takime të prapambetura, Premier Liga është rikthyer zyrtarisht sot për ti dhënë verdiktet e futbollit në fushë.
Në 19:00, Aston Vila dhe Shefild Utd, u përballen në një sfidë e cila u ndal te barazimi pa gola. Polemikat për një gol të anuluar padrejtësisht miqëve do të vijojnë gjatë në mediat dhe zyrat e federatës angleze.
Në takimin kryesor atë mes Sitit dhe Arsenalit, skuadra e Guardiolës nuk e vuri për asnjë çast në diskutim fitoren. Në 90’minuta qytetarët shënuan tri herë me Sterling. De Bryne (pen) dhe Foden.
Siti bën detyrën por Arsenal privohet ndjeshëm nga kjo disfatë. Skuadra e Artetës lufton fort për një vend në kupat e europës.