Speciale për Artetën, sot përballë së shkuarës

Aston Vila -Shefield Utd dhe Siti-Arsenal hapin zyrtarisht sot, ndeshjet e Premier League të pezulluara nga COIVID-19 që në mars të këtij viti.

Pas kësaj mbrëmje, të gjitha skuadrat shkojnë në fundjavën e parë të plotë me një numër të barabartë të ndeshjeve të mbetura.

Për menaxherin e topçinjëve, Mikel Arteta, është një natë e rëndësishme pasi ai shkon për herë të parë në ‘City’ si kundërshtar. Spanjolli u largua nga klubi si ndihmësi i Pep Guardiolës për të marrë detyrën e Arsenalit në dhjetor.

Guardiola, ndërkohë, drejton ekipin e tij sonte pasi humbi nënën e tij për shkak të koronavirusit.

Tre muaj më vonë, nga ndalesa në mes të marsit, në Angli kthehet futbolli elitar i edicionit 2019/20.

Protokolle strike për ndeshjet e Premier League. Federata angleze ka përcaktuar në detaje udhëzimet për klubet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!