Njukasëlli bëhet çështje, e do edhe një amerikan…


Blerja me vlerë 300 milionë paund e klubit të Njukasëllit nga ana e investitorëve nga Arabia Saudite është vënë seriozisht në dyshim. Në skenë ngjitet biznesmeni amerikan që ofron më shumë…

Sipas raporteve të BBC, por dhe mediave të tjera sportive, biznesmeni amerikan Henry Mauriss bëri një ofertë prej 350 milion stërlina për të blerë Njukasëllin.

Sheikët e Arabisë Saudite, prej kohësh kanë deklaruar se janë pranë blerjes së klubit anglez, por së fundi, ata po ndeshën në vështirësi të shumta aq sa negociatat mund të marrin drejtim tjetër.

Pas raportit të Organizatës Botërore të Tregtisë, në të cilin evidentohen manovrat pirate të trasmetimëve televizive sportive në Lindjen e Mesme me protagonist Arabinë Saudite, kanë ngatërruar situatën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!