Kupa e Italisë/ Napoli sfidon Juven favorite…

Sot në 21:00, Napoli dhe Juventus, përballen në finale të Kupës së Italisë në ‘Olimpico’ të Romës.

Urgjenca e Koronavirus ndërsa pushtoi botën, e detyroi Ligën e Serisë A të bënte ndryshime në kalendar. Finalja e Kupës së Italisë, planifikuar fillimisht për 13 maj, do të luhet sonte në 17 qershor 2020.

Napoli i Xhenaro Gatuzos dhe Elseid Hysajt në gjysmëfinale eliminoi Interin, duke u bërë finalisti i parë i Kupës së Italisë, finalja e të cilit luhet sot në Romë. Përballë Juventusi i madh i Ronaldos dhe i kampionëve të tjerë bardhezinj.

Ndryshe nga e kaluara, këtë radhë fituesi në ‘Olimpico’ përcaktohet brenda 90 minutave. Barazimi eventual pas kohës së rregullt, thërret në ‘ndihmë’ të menjëherëshme penalltitë.

Sakaq, David Ospina, portieri që bëri diferencën në gjymëfinalen e kthimit me Interin, nuk mund të luajë për shkak të kartonëve. Mungesa e madhe e Gatuzos zëvëndësohet nga Meret.

Te Juve, Douglas Kosta dhe Miralem Pjanic janë në pikëpyetje, ndërsa Kielini, Higuain dhe Demiral, ende nuk janë gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!