De Laurentis: ‘Nuk e shes kurrë Napolin’

Presidenti: ‘Sarri më tradhëtoi, Ançeloti ambasadori ynë, Gatuzo mund të rinovojë’.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis betohet për dashuri të përjetshme për Napolin e tij: “Unë kurrë nuk do ta shes klubin – i tha ai Corriere dello Sport’.

“Unë e futa futbollin para gjithçkaje pavarësisht se kisha marrë oferta multimilionë dollarëshe. Problemi është se kam rënë në një botë huamarrësish më shumë sesa të sipërmarrësve

Më tej kreu i Napolit skuadra e të cilit luan finalen e Kupës së Italisë në 17 qershor me Juven shtoi: “Pse nuk duhet të merrem direkt me aksionerët? Përballemi shpesh me ata që kërkojnë referime për t’i raportuar aksionerit. Përtej kësaj, përgjithësisht nuk kanë vizion industrial të futbollit. Mendohet vetëm për të drejtat e TV “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!