Mertens, edhe 2 sezone të tjerë napoletan…

Edhe pse 33 vjeç, presidenti De Laurentis vazhdon të jetë i hipnotizuar nga magjia e sulmuesit shtatvogël belg, Dries Martens. Njeriu që çoi sonte Napolin, në finalen e Romës ndaj Juventusit, sot ka “shënuar” përsëri, por jashtë fushës së futbollit.

Ai ka nënshkruar një kontratë të re 2-vjeçare me drejtuesit e klubit, që do ta mbajë të lidhur deri në 2022-shin pas Napolit. Por shanset, sërish napoletanët nuk duan t’i humbim. Për rekordmenin më të mirë të klubit të tyre me 123 gola, Martensin, ata kanë ruajtur opsionin për ta zgjatur edhe më tej kontratën, kushtëzuar kjo nga forma sportive e sulmuesit belg.

“Napoli, ende nuk mund ta besoj. Që ditën e parë që erdha, më ke përkëdhelur. Me tregove gjëra të tuat fantastike dhe më njohe me njerëz të jashtëzakonshëm. Je bërë shtëpia e ime dhe familjes time, ndaj mënyra e vetme për të shlyer gjithë atë dashuri, ishte të vishja fanellën tënde dhe të shënoja gola, shumë gola. Më vjen keq për njerëzit që nuk të duan, pasi nuk të kanë parë ashtu siç të pashë unë. Përkundrazi, ata që e panë Napolin si unë, e duan si unë dhe e dinë që është një dashuri që zgjat gjithë jetën. Do jap gjithë veten time për këtë qytet dhe për këtë skuadër, në mënyrë që të mbetem në histori si golshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë golshënues… Kush do ta besonte kur firmosa për Napolin. Por nuk mbaroi këtu… Historia jonë vazhdon”, ka shkruar belgu Mertens në rrjetet sociale, duke njoftoi për kontratën e re tifozët e tij.

Një “përmbysje” kjo si në përralla. Pak ditë më parë, sulmuesi po përgatiste valixhet për t’u larguar nga Napoli në drejtim të Interit, për shkak të mosdakortësisë midis palëve për rinovimin e kontratës së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!