Championsi zyrtarisht në Portugali…

Ministri i sporteve të Turqisë, Mehmet Kasapoglu, pati deklaruar 6 ditë më parë se vendi i tij, do kërkojë ta organizojë finalen e Champions League në Stamboll. Do të ndodhë edicionin e ardhshëm…
Sot UEFA ka zyrtarizuar Portugalinë dhe Lisbonën për t’i shkuar deri në fund kompeticionit kryesor në Europë, në një “Final 8” .
Përballjet e mbetura në 1/8 e turneut: Juventus-Lion, Barcelona-Napoli, Bajern Mynih-Çelsi dhe Mançester Siti-Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht. Me plotësimin e fazës çerekfinale, është parashikuar një format “final eight”, ku skuadrat do të luajnë me eliminim direkt.
Ndërkaq, finalja do të luhet më 23 gusht.
Gjithashtu, UEFA ka vendosur që finalja e Superkupës së Europës të zhvillohet në Budapest.