Ka sërish short/ UEFA ‘tund goglat’ në 10 korrik

UEFA në 10 korrikun e ardhëshëm, në Nyon, do të hedhë shortin për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Champions League. Ende pa u mbyllur raundi i 1/8-ve.

Në gusht pas ndeshjeve të kampionateve europiane, do të rifillojë kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Duke nisur nga çerekfinalet takimet do të luhen në Lisbonë të Portugalisë.

Për tu përcaktuar ekipet që do të jenë kokë Serie, apo nëse do të ketë përballje mes ekipeve të një shteti. Kompeticioni në fazë të rëndësishme. Paçka se ‘goglat’ do të tunden për tu luajtur pa tifozë.

Raundi i 1/8-ve

Chelsea-Bajern  (0-3)

Napoli-Barcelona (1-1)

Real Madrid-Mançester Siti (1-2 )

Lion-Juventus (1-0)

Skuadra e kualifikuara:

Atalanta (ITA)

Atletiko Madrid (SPA)

RB Lajpcig (GJER)

PSG (FRA)

Kalendari

1/8-at – gusht 2020 – ndeshjet e kthimit

Çerekfinalet në Lisbonë: Ndeshje teke më 12/13/14/15 gusht (çerekfinale), 19/18 gusht (gjysmëfinalet).

Finalja: më 23 gusht në Lisbonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!