Finalja e Champions? Madridi do finalen…

Duke pasur parasysh heqjen dorë nga Stambolli për të pritur finalen e Champions League, Madridi po aplikon zyrtarisht për të pritur ai finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Kryetari i Bashkisë së Madridit, Hoze Luis Martinez Almeida, në një intervistë për ’13tv’ parashtroi propozimin e tij:

Unë e di se ka diskutime rreth kësaj çështjeje. Mund të them se Madridi është gati, ka kushte të sigurisë dhe infrastruktura për të marrë çërsipër një ngjarje kaq të rëndësishme. Organizimi i finales së Ligës së Kampionëve do të ishte një mesazh i këndshëm, duke demonstruar se përkundër dramës që ka përjetuar Madridi nuk heq dorë dhe fillon përsëri jetën normale”.

Ndërkaq UEFA do të vendosë pas takimit me Komitetin Ekzekutiv më 17 qershor për të përcaktuar datën e rifillimit të Championsit dhe formatit të ri për ti shkuar deri në fund.

Përpara se Madridi të kërkojë finalen, ishte Lisbona fqinje e Spanjës që pretendon të presë finalen e programuar në Stamboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!