Gjyla: ‘Peshk i madh, peshk i vogël…’

I ka djegur shumë dështimi në derbi me Aploninë. Skuadra e teknikut lushnjar Ilir Gjyla edhe pse kryesoi takimin e djeshëm në ‘Loni Papuçiu’ me vendasit bardhëjeshilë, në fund ka dalë me humbje 1-3.

Në fakt, Lushnja mbetet ende në valle për të marrë kryesimin e Grupit B në Kategori të Parë por pas ndeshjes, Gjyla i ndikuar nga gjykimi, ka ironizuar me fabulën e peshkut të madh dhe atij të vogël. Mesazhi i qartë: Sipas Gjylës, Lushnjës i është ngrënë haka.

Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Shkoi njëherë dhe mori një peshk të madh. Kur e solli në shtëpi po e qëronte nëna dhe kur e pashë unë, ky peshku i madh e kishte një peshk të vogël brenda”, u shpreh Gjyla për RTSH Sport. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!