Apolonia dhe Ejoh i japin shkëlqim Apolonisë

Kategoria e Parë Grupi B: Apolonia-Lushnja 3-1 (Gjata 41 (11-m), Ejoh 68 ’93’/ Magani 11’ )

Sot në “Loni Papuçiu” të Fierit u luajt supersfida e Kategorisë së Parë në Grupin B. Lushnja e para përpara me golin e Maganit ndërsa më pas barazimi i Gjatës me penallti.

Pjesa e dytë ka pasur një hero në fushë dhe ai është nigeriani Ejoh dikur pjesë e Laçit dhe Besës. Anësori gjeti dy herë rrjetën lushnjare duke i dhënë tri pikë të arta Apolinisë së teknikut Mergjyshi. Pas kësaj jave kreu i grupit të jugut, tani kalon në komandë të Apolonisë.

Apolonia për të konsoliduar kreun, duhet të bëjë mirë edhe javën që vjen teksa do të luajë ndaj Pogradecit të vendit të dytë. Lushnja me gjasë pas këtij dështimi në derbi,u largua nga objektivi kryesor- Superiorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!