Edicioni i ri në Francë? 5000 tifozë prezent…

E vetmja nga pesë ligat kryesore të futbollit evropian që e kanë mbyllur sezonin herët, për shkak të pandemisë globale Ligue 1, mendon të rimarrë terrenin e humbur duke u bërë i pari kampionat që rihap stadiumet për publikun.

Mësohet se kampionati i ri në Ligë 1, 2020 – 2021, do të fillojë në fundjavën e 22 gushtit dhe, duke pasur parasysh koronavirusin në vend, qeveria ka vendosur numrin maksimal të spektatorëve në 5,000.

Kjo shifër vlen për ngjarje sportive dhe kulturore. Një shifër që mund të rishikohet. Ministrja Franceze e Sportit, Roxana Maracineanu thotë:

“Natyrisht ne do të punojmë në mënyrë që, nëse tendenca shëndetësore lejon, kapaciteti do të rritet”, tha ajo, në përgjigje të kërkesës së Presidentit të Federatës Franceze të futbollit (FFF), Noel Le Graët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!