Tirana merr përgjigjen, të gjithë negativë…

Pavarësisht nga apeli i ashpër i FSHF-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, mëngjesin e sotëm futbollistët dhe stafi i klubit të Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi” iu nënshtruan kërkesës për të kryer testin për COVID-19.

Nuk kanë vonuar përgjigjet dhe të gjithë pjesëtarët e klubit bardheblu,kanë dalë negativë.

Infektimi i Qardakut të Bylisit, kundërshtarëve në mesjavë, ndikoi që Ministria e Shëndetësisë të urdhërojë kryerjen e tamponëve nga të gjithë pjesëtarët e Tiranës.

Tashmë me përgjigjet në ‘portofol’ tiranasit udhëtojnë drejt Gjirkostarës aty ku nesër i pret Luftëtari.Kjo sfidë sikurse dhe të tjerat e javës së 28-të nisin në orën 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!