Disiplina “kryqëzon” presidentin Laska…

Rifillimi i Kampionatit të 81-të Kombëtar të Superiores ka “futur në punë” edhe Komisionin e Disiplinës pranë FSHF-së.

Pas ndeshjeve të javës së 27-të, më 3 qershor, ai ka “kryqëzuar” presidentin e skuadrës kurbinase, me motivin e një sjelljeje të gabuar ndaj një zyrtari të ndeshjes Laçi-Teuta (1-1). Ja dhe vendimi i Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!