Çokaj e Uzuni i japin finalen Lokomotivës së Zagrebit…

Lokomotiva e Zagrebit pret biletën për finalen e Kupës së Kroacisë.

Gjysmëfinalja tjetër nesër Rijeka -Osijek.

Në sfidën e sotme gjysmëfinale ndaj Slaven Belupo, formacioni me 5 shqiptarë bardheblu, e pa vetën në disavantazh të një goli në pjesën e parë teksa Goda për Slaven kaloi përpara të tijtë.

Në pjesën e dytë vjen shpërthimi i Lokomotivës. Dhe barazimi regjistrohet nga ish-futbollisti i Laçit Enis Çokaj në të 67-tën me një supergol. Nuk ndalet këtu, pasi Toliç për Lokomotivën kalon përpara skuadrën e teknikut Tomiç.

Në fund ai që vulos finalen ishte Myrto Uzuni. Sikundër kishte deklaruar dy ditë më parë, ai shënoi dhe bashkë më të mori edhe biletën e finales. Sakaq edhe laçiani Indrit Tuci, fieraku Jon Mersinaj e Lirim Kastrati nga Hogoshti, ishin pjesë e formacionit fitues. Përfundimisht 1-3 (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!