Joviç apo Boadu, Milan në sulm për…sulmin

Në kushtet e reja, Milan është gati të sakrifikojë e të blejë një sulmues tjetër. Me Ibrahimoviç në moshë madhore e së fundi me probleme fizike, skuadra e teknikut Stefano Pioli ka gati nismën e re.

Në krye të listës është sulmuesi serb Luka Jovic i Real Madridit. Ideja paraprake lidhet me huazimin dy vjeçar me mundësi blerjeje.

Gjithsësesi, për të ardhen e klubit dhe vetë Rangnick, gjermanit që pritet të marrë timonin kuqezi, investimi më i mirë për vijen e parë përkon me atë të emrit të Boadu.

Alternativa e futbollistit të AZ Alkmar, konsiderohet profili i përsosur për idenë e futbollit që Rangnick do të dëshironte të zhvillonte në Milano në vitet e ardhshme.- raporton ‘Tuttosport’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!