Risi: 10.000 tifozë, “virtualisht” në stadium!

Njoftimi i 9 majit, sonte në ndeshjen e javës së 24-t midis Arhus-Randers, do të bëhet realitet. Në parkun Ceres të Arhusit, klubi i futbollit të këtij qyteti ka instaluar një ekran gjigand 40x3m, të cilin tifozët vendës në mënyrë dixhitale do të zenë vende virtualisht në stadium dhe do ta ndjekin ndeshjen me mikrofona hapur.  

“Ne jemi krenarë që kemi qenë klubi i parë në botë që ka pasur një ide të tillë,” ka thënë presidenti i AGF, Jakob Nielsen. Shefi i zyrës së shtypit të klubit, Soren Karlsen e përqendron vëmendjen në faktin, se:

“Ne do të kemi shumë mbështetje nga tifozët. Imagjinoni dhjetë mijë njerëz, që marrin pjesë në ndeshje me mikrofonin e hapur. Ata do të jenë në gjendje të gëzohen për golat. Kurrë nuk kam qenë kaq i zënë sa këto ditë. Shumë njerëz duan të jenë atje”.

Për t’i bërë gjërat mirë, klubi AGF ka instaluar edhe dy ekrane të tjerë, jo aq të mëdhenj sa ai kryesori, “për tifozët neutral dhe të ftuar”. Me pak fjalë, asgjë nuk ka mbetur rastësisht. Tani gjithçka mbetet është të shohim se si është brohoritja dixhitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!