U stërvit në grup, LASK-t i heqin 6 pikë

LASK Linz në Austri ka befasuar këtë sezon, jo vetëm me paraqitjet në Europë, por dhe në kampionatin austriak, duke thyer hegjemoninë e Salsburgut dhe kryesuar në tabelë.

Megjithatë ditë më parë, klubi austriak u përfshi në një skandal (së paku kështu e trajtuan në Austri), teksa përpos rregullave strikte të shtetit, me arsye pandeminë globale, u stervit në grup. Sot Komisioni i Disiplinës e ka ndëshkuar.

Kështu, Komisioni Disiplinor i Bundesligës austriake, ka vendosur që të dënojë me heqjen e 6 pikëve dhe gjobitjen me 75 mijë euro skuadrën e LASK Linz, e cila në javët e kaluara ka thyer rregullat e sigurisë. Dënimi konsiston me prova video ndaj pretendimi i klubit për të kundërtën bie poshtë.

Përfiton Salsburgu teksa merr kreun. Sakaq, LASK bëri të ditur se do të apelonte vendimin për heqjen e pikëve, por edhe gjobën prej 75 mijë eurosh. Ata thanë se do t’i drejtohen Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit Neutral.

Klasifikimi i ri:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!