Klubi e ngre në qiell, Uzuni: ‘Dua të shënoj golin e finales’

Gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, Lokomotiva ‘shqiptare’ do ta zhvillojë me Slaven Belupo, të shtunën në Koprivnica. Uzuni, Kastrati, Mersinaj, Çokaj dhe Tuci, janë shqiptarët e bardhebluve kroatë, të cilët sikurse pjesa tjetër e skuadrës, e duan fort finalen.

Sakaq, parashtrim special për një futbollist kampion. Kjo është qasja e mediave kroate për beratasin e Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni.

Myrto Uzuni luajti futbollin e tij më të mirë këtë pranverë. Ai ishte pa dyshim lojtari më i mirë i Lokomotivës, pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në ligë. Para provës gjysmëfinale të së shtunës në Koprivnica, ai thotë”:

Jam i lumtur që ne jemi përsëri në fushë. Të gjithë kemi humbur shumë futboll. Të gjithë kemi punuar shumë, shpresoj se do të vazhdojmë të tregojmë nivelin ku ishim. Ekipi është i shkëlqyeshëm, duhet të vazhdojmë ta konfirmojmë në ndeshjet që vijojnë.

Kemi cilësinë për në finale të Kupës dhe në krye të ligës kroate. Shpresoj të luajmë mirë dhe të fitojmë. Ne duam të vazhdojmë atje ku e lamë si ekip, por dhe personalisht. Dua të vazhdoj të shënoj gola, do të isha i kënaqur nëse shënoj një gol në Koprivnica që të na dërgonte ekipin në finale ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!