Çokaj, nderon Lokomotivën, në fushë të gjithë shqiptarët

Lokomotiva Zagreb kaloi në një ndeshje miqësore sot në fushën e tij Varazdin, skuadrën që mbyll tabelën në kampionatin elitar kroat në shifrat 2-1.

Golat për kryeqyetastit bardheblu u shënuan nga Enis Çokaj në minutën e 4-ët të ndeshjes dhe nga Toliç në mbyllje të takimit. Më herët pati barazuar provizorisht Obregon për miqtë.

Lokomotiva edhe në këtë test përpara se të luajë gjysmëfinalen e Kupës javën tjetër me Slaven Belupo, u shfaq e gjitha ‘shqiptare’.

Përpos autorit të golit teksa shënoi nga një gjuajtje potente nga larg, në fushë edhe Uzuni, Kastarti, Mersinaj, dhe Tuci.

Sipas raportimëve që vijne nga mediat kroate, Çokaj por dhe të gjithë shqiptarët e aktivizuar në testin e sotëm, treguan se gëzojnë gjendje të mirë sportive. Pavarësisht se qëndruan dy muaj të izoluar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!