Bleu ‘Mercedes’-in e gabuar, lojtari i nxjerr të ‘larat’

Mamaja ishte e shtruar në spital. Presidenti ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Nuk më dëgjoi edhe pse i thashë se do të shkoja dhe do të rikthehesha sërish.

Futbollisti Vinsente de Paula Mercedes, i afruar në merkaton e janarit te skuadra e Bylis, ka kther ‘përmbys’ ambientin mallakastriot. Pasi u ‘kacafyt’ me drejtuesit për moslejimin e udhëtimit drejt Brazilit në mars, tani gjen mënyrën për të shprehur indinjatën te media e vendit të tij, “ESPN”.

Sipas ‘Mercedes’, klubi nuk e lejoi të kthehej në vendlindjen e tij për t’i qëndruar pranë mamasë së sëmurë, e cila para pak javëve ndërroi jetë.

Kisha mundësinë të shkoja në Zvicër, por një agjent që më kishte parë kur luaja, më tha që ekipit i duhej një lojtar si mua në krahë, që të luftonte për titullin. Kur firmosa me klubin, agjenti nuk ishte aty dhe gjithçka që m’u premtua nuk është realizuar.

Mamaja ime ishte e shtruar në spital dhe doja të kthehesha në Brazil që t’i qëndroja pranë. Fola me presidentin e Bylist, por nuk më dha leje, duke thënë se ekipi kishte ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhesha dhe unë.

Kërkova të shkoja në shtëpi që t’i jepja forcë mamasë. Ishte një moment shumë i vështirë, sepse isha vetëm unë dhe ajo. Por, presidenti ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Nuk më dëgjoi edhe pse i thashë se do të shkoja dhe do të rikthehesha sërish.

Kur më vdiq mamaja nuk më dhanë leje, duke bërë një gjë të shëmtuar, pasi presidenti nuk ndjente asgjë. Nuk mund të flisja as tamam me atë, pasi isha duke qarë nga dhimbja që kisha përbrenda.

Në 4 muaj më kanë dhënë vetëm 1 mijë euro, e cila nuk është as paga ime. Nga koha që kam ardhur këtu, vetëm më kanë gënjyer, nuk e di nëse paratë që më kanë dhënë ishin të rrogës sime, apo diçka tjetër. I kam pranuar se më duheshin dhe i nisa të gjitha në Brazil.

FIFA ka kërkuar që të mos stërvitemi, por klubi na tha se duhet të bënim stërvitje gjatë karantinës, në të kundërt do të na gjobisnin. Nuk mund të bënim gjë tjetër veçse t’iu bindeshim.

Në këtë periudhë kam marrë vetëm pagën nga FSHF-ja. I kam përdorur mirë ato para, për të shmangur problemet me shëndetin dhe urinë. Kontrata më ka përfunduar më 23 maj, por klubi nuk ka diskutuar asnjëherë me mua për paratë. Futbolli rifillon më 3 qershor në Sqhipëri, por unë nuk e kam mendjen aty. Mendoj vetëm të rikthehem në Brazil,”-tha Visente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!