Manastirliu firmos, Superiorja nis në 3 qershor

‘Sporti im.al’ nga burime kofidenciale mëson se sapo është firmosur shkresa aprovuese nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka dhënë përfundimisht Ok e rifillimit të garave zyrtare.

Stërvitje fshehurazi, seanca të (pa) lejuara, afate të shtyra, shkresa nga FSHF drejt qeverisë, miqësore të luajtura në kohë pandemie…

Të gjitha këto i lënë vendin datës zyrtare të rifillimit të kampionatit të 81-të të Kategorisë Superiore në futboll. Ai do të jetë në 3 qershor dhe kësaj radhe është zyrtare.

Sporti im.al’ nga burime kofidenciale mëson se sapo është firmosur shkresa aprovuese nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka dhënë përfundimisht Ok e rifillimit të garave zyrtare.

I njënjti burim tha se shkresa do ti shkojë FSHF-së në orët në vijim ndërsa pasdite, është parashikuar edhe një konferencë për shtyp e vetë Manastirliut.

Në këtë mënyrë, sikundër shumë kampionate në Europë edhe Kategoria Superiore, Kategoria e Parë etj, marrin zyrtarisht aprovimin e ministrive përkatëse. Natyrisht sipas një protokolli të mirëstudiuar higjeno-sanitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!