Superiorja pa një datë, ligji dikton afate…

A po pret Superiorja verdiktin italian të Serisë A në program nesër për të dhënë një përgjigje?

Kushtëzuar nga Ligji Nr 79/2017 “Për Sportin”, Neni 50 “Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit”, afatet reduktohen ndjeshëm.

Mungesa e përgjigjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësise dhe ajo e Sporteve , duket se po e fut në krizë institucionale marredhënien mes qeverisë dhe FSHF-së.

E përcaktuar si datë rifillimi me 3 qershor, Kategoria Superiore nisi që në 18 maj përgatitoret, duke vënë në zbatim një protokoll higjeno-sanitar, të miratuar nga Komitetit Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë. 

Në periudhën COVID-19, FSHF dhe eksponentë të lartë të saj, ndërmorrën hapa konkretë, duke u takuar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këta të fundit, pasi dhanë dakortësinë për 18 majin, datë seancash përgatitore, ende nuk po japin përgjigjen zyrtare të nisjes së kampionatit në 3 qershor.

Kushtëzuar nga Ligji 79/2017 “Për Sportin”, Neni 50, “Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit”, afatet reduktohen ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!