Kush i fryn ‘bilbilit’?

Mungon vetëm një ‘dokument’, ai i qeverisë për të dhënë dakortësinë.

FSHF ka bërë gati platformën, datën e ristartit, protokollin higjeno-sanitar, kalendarin, oraret dhe në fund ka zbardhur delegatët për 5 takimet e parashikuara prej saj në datën 3 qershor. Mungon vetëm një ‘dokument’, ai i qeverisë për të dhënë dakortësinë. Dje i bëri një shkresë jashtë radhe…

Ndërkaq, interesant fakti që në takimin Bylis-Tirana, delegati FSHF-së është caktuar Besnik Çela. I ‘hekurti’ i federatës, në të shkuarën ka patur probleme me klubin mallaksatriot, ndërsa pas dhunës ndaj tij, Bylis u përjashtua nga Kategoria Superiore në 2014-tën.

Delegatët:

Kukësi-Luftëtari (Elbasan Arena), Lusien Nurishmi.

Flamurtari-Vllaznia, Uvil Zajmi

Partizani-Skënderbeu (20:00), Alban Tafaj

Laçi-Teuta, Bujar Pregja

Bylis-Tirana, Besnik Çela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!