Milan, Ibrahimoviç pa shumë probleme…

Moment për t’u mbushur me frymë për Zlatan Ibrahimoviçin dhe për Milanin. Ndryshe nga sa pritej, së paku nga ajo që përcollën mediat italiane dje, suedezi pas kontrollit të sotëm, rezultoi pa lëndime në tendinin e Akilit.

Dëmtim i muskujve në pulpën e djathtë “, kjo ishte diagnoza pas vizitës në klinikën Columbus. Për suedezin, i cili ishte ndalur dje gjatë stërvitjes për dhimbje të forta, është planifikuar një kontroll i ri mjekësor brenda 10 ditëve.

Koha e rikuperimit nuk duhet të kalojë një muaj, por me gjasë suedezo-boshnjaku, mund të kthehet në fushë më herët duke hedhur tutje hipotezën e mbylljes së sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!