Shokuese… Strakosha me Covid-19?

Lajmi ka marrë dhenë… Tomas Strakosha, portieri i Lacios dhe i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha është i infektuar me Covid-19, por drejtuesit e klubit e fshehin këtë gjë, duke u justifikuar dhe thënë se është i dëmtuar.

Kështu ka deklaruar sot në median italiane ish-futbollisti 54-vjeçar Masimo Brambati, i cili krahas Strakoshës, ka deklaruar se edhe mesfushori i Milanit, Frank Kesie, gjithashtu është i infektuar me koronavirus dhe klubi i Milanit e fsheh këtë fakt.

Kaq ka mjaftuar për ngjallur zemërimin e familjes Strakosha. I vëllai i Tomasit, Dhimitri në rrjetin social në Instagram, ka shkruar: “Ju duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe, nëse nuk respektoni moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për dezinformata”.

Gjithsesi, në orët e mëvonshme, mendohet se mund të ketë edhe ndonjë reagim zyrtar nga ana e klubit të Lacios, lidhur me vërtetësinë e kësaj ngjarjeje. Qoftë edhe për të përgënjeshtruar deklaratën e ish-futbollistit Brambati dhe qetësuar familjen Strakosha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!