Peskara kërkon Xhemajlin e ri…

Te Peskara në Seria B italiane, përpos Ledian Memushajt, një tjetër shqiptar po kërkohet me ngulm. Bëhet fjalë për kosovarin Arbenit Xhemajli, që militon në Zvicër te Neuchatel Xamax.

Futbollisti i lindur në ’98 është në fund të kontratës me klubin zviceran dhe do të mirëpresë një transferim në Itali.

Peskara e ka ndjekur për një kohë të gjatë, teksa gjen te ai një profil interesant si për moshën, ashtu edhe për trupin e tij (ai është i gjatë 192 cm).

Agjentët e futbollistit do të dëshironin të nënshkruanin një periudhë katër vjeçare, ndërsa klubi ‘delfin’ nuk do të dëshironte të shkojë përtej një periudhe tre vjeçare. Me gjasë ky mund të jetë një problem për t’u kaluar nga palët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!