Zhoze Murijo, “skandaloz” në ofertën drejt Muriqit…

E përditshmja turke “A Spor”, raporton se skuadra e Totenhemit në Premier League, i ka dërguar një ofertë qesharake drejt klubit të Fenerbahçes për sulmueisin Vedat Muriqi.

Shuma prej 5 milionë eurove për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ngjan me një lëvizje aspak profesioniste të Zhoze Murijos i cili edhe pse kishte thurur lavde për 26 vjeçarin e ka mbajtur shumë ulët stekën financiare.

Ndërkaq, skuadra e Fenerbahçes, në ‘kundërsulm’ bëri me dije se çmimi aktual i Muriqit është 25 milionë euro.

Sakaq, Lacio permes drejtorit Igli Tare,ka kontaktuar agjentin e lojtarit Haluk Canatar, për të marrë informacione shtesë mbi çmimin përfundimtar të Muriqit.

Edhe Napoli vijon të trazojë për sulmuesin dardan teksa po shkëlqen me turqit dhe kombëtaren e tij-Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!