“Liria” kërcënon Federatën e Kosovës…

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur, që të mos e rifillojë më kampionatin e Ligës së Parë, por vetëm atë të Superiores Ipko, gjithnjë nëse merr miratimin e qeverisë.

Por klubi “KF Liria” i Prizrenit nuk është dakort me këtë vendim. Ai ka reaguar ashpër pas këtij njoftimi të FFK-së, përkatësisht Komitetit Ekzekutiv, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë.

“Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast”, thuhet në reagimin e klubit “Liria”, i cili shton, se nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë kosultim me ne, lidhur me vendimin e marrë.

“Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë. “KF Liria”, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instantcat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rast.

Njëkohësisht kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtojë vendimin e marrë, në të kundërtën “KF Liria”, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe qështjen do ta dërgoj deri në CAS”, – përfundon reagimi i klubit prizrenas, nën botuar në rrjetet sociale të tij, i nënshkruar nga kryetari I tij Qemal Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!