FSHF planifikon rifillimin e futbollit të moshave

FSHF, ndërmori sot një takim me krerët e Akademive të moshave me qëllim rifillimin e kampionatëve të U-15, U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.

Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, ndërsa asistoi në takim, prezantoi për drejtuesit e akademive dy projekt-kalendarët e hartuar nga Sektori i Garave dhe i informoi mbi përgjegjësitë e detyrat që kanë për zbatimin e protokollit mjekësor të hartuar nga FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e akademive dhe klubeve për kampionatin e moshave ku u diskutua mbi rifillimin e kampionateve kombëtarë U-15, U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.

Ky takim u drejtua nga sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili prezantoi për drejtuesit e akademive dy projekt-kalendarët e hartuar nga Sektori i Garave dhe i informoi mbi përgjegjësitë e detyrat që kanë për zbatimin e protokollit mjekësor të hartuar nga FSHF.

Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, në projekt-kalendarin e parë kishte parashikuar zhvillimin normal të kampionatit me 11 javë dhe fazën play-off, ndërsa në projekt-kalendarin e dytë parashikohej zhvillimi i dy ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe play-off. Pas diskutimeve klubet vendosën për projektin e dytë.

Në takim mori pjesë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, i cili theksoi rëndësinë e rifillimit të futbollit të moshave, për të mos rrezikuar dëmtimin e karrierës së lojtarëve nga pauzat e gjata.

Kampionatet kombëtare për U-15, U-17 dhe U-19 do të fillojnë në datë 14 qershor 2020,”- shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!