Nxiton Federata, tjetër shkresë ministrive…

FSHF i dërgon një shkresë jashtë ‘radhe’ qeverisë Rama.

Burime kofidenciale thanë për Sporti im.al se drejtues të lartë të FSHF-së, të irrituar disi nga vonesa e përgjigjes nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sporteve, kanë përpiluar dhe nisur drejt të dy ministrive shkresën e radhës zyrtare.

Në të, kërkohet kthim përgjigje lidhur me rifillimin e garave zyrtare futbollistike parashikuar më 3 qershor.

Që prej 18 majit, skudarat në fushë, ndërsa Sektori i Garave për të qenë ‘Ok’ me klubet, ka parashtruar jo vetëm kalendarin e javës së 27-të, por dhe oraret zyrtare.

Sakaq, organizimi i ndeshjeve të futbollit, me ligjin aktual të sportit, për një klub pritës, kërkon 7 ditë kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!