Gjilani në karantinë prej ditësh, futbollistët ‘u keqtrajtuam’

Lajmi i djeshëm për infektimin e Eminit, futbollistit të FC Dritës me COVID-19, bëri bujë dhe vuri në rrezik rinisjen e IPKO-s. Por një tjetër skuadër, si Gjilani i teknikut Mezani, është duke prodhuar një skandal të ri në Kosovë. Sipas burimeve pranë klubit, skuadra e Gjilanit, teksa është paraqitur në seancë, është bllokuar nga forca me uniformë dhe të gjithë janë karantinuar.

Ata kanë kryer testet dhe presin përgjigjet për COVID-19.

Sot bëmë testet, presim pergjigje dhe urojme te dalim negative. Erdhëm në qëndrën studentore, me idenë që do bënim vetëm regjistrimin dhe do vetë-izoloheshim, sepse dokumentacioni do vinte ditën tjetër. Në momentin e regjistrimit, na thanë ju nuk do mund të dilni, pa kryer karantinën që do ishte 7 ditë”, – ka thënë ndër të tjera, Sebino Plaku.

Gjithsesi, FFK ka marrë masa paraprake. Përmes një njoftimi, qeveria e futbollit në Kosovë, njofton se do të testohen të gjithë pjesëtarët e stafeve dhe futbollistët e të gjitha skuadrave para se të rinisë kampionati.

Njoftimi FFK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore, të cilat do t’i kryejnë testimet te futbollistët në çdo klub.

Andaj, FFK kërkon nga futbollistët, që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e parapara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit.”- thotë njoftimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!