UEFA e prerë, s’ka Europë pa shlyer lojtarët

UEFA kërcënon sërish klubet. Ajo bëri të qartë, se për të gjithë ata klube që synojnë të kualifikohen në kupat evropiane, nëse nuk arrihet marrëveshje me lojtarët për pagat, apo do të lindin mosmarrëveshje midis klubeve dhe vetë lojtarëve, ekziston rreziku i përjashtimit nga garat ndërkombëtare.

Për ta raportuar është botimi i sotëm i La Repubblica, i cili nënvizon se si do të ishte një shkelje e Fair Play.

Njoftim i UEFA-s për të gjitha klubet:

Kushdo që nuk paguan rrogat e lojtarëve nuk do të jetë në gjendje të regjistrohet për 20/21 në Kupat e Europës. E qartë dhe e thjeshtë. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin e vlerëson këtë eventualitet si një shkelje të FFP-së dhe për rrjedhojë, një pengesë të madhe për pjesëmarrjen në Champions League dhe Europa League.

Vetëm me një marrëveshje midis klubeve dhe lojtarëve, mospagimi i pagave të marsit dhe prillit, në mënyrë specifike, do të pranohej nga UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!