Ceferin mes presionit dhe…lejes

Kreu i UEFA-s: “80%, e kampionatëve do ta përfundojë sezonin. Kushdo që nuk e bën këtë, bën zgjedhje autonome”.

Plani i UEFA-s për të përfunduar në fushë sezonin 2019/20 është i qartë. Presidenti i saj Aleksandër Ceferin duke folur “BeIN Sport”, e ilustron në këtë mënyrë:

Unë mendoj se shumica e ligave evropiane, të themi 80%, do ta përfundojë sezonin. Kushdo që nuk e bën këtë, bën zgjedhje autonome. Duhet të luani kualifikuesit nëse doni të merrni pjesë në garat e rradhës të UEFA-s .

Edhe sezoni evropian i Kupave do të përfundojë. Siç kishim parashikuar në gusht. Gjithnjë nëse gjërat do jenë si parashikojmë ne”.

Më tej kreu i UEFA-s teksa nëntorin e kaluar asistoi në Tiranë në inagurimin e ‘Air Albania Stadium’, foli edhe për shtete që kanë vendosur stop-in.

Ata që ndalën?

Gjëja e rëndësishme për ne është njohja e klasifikimit përfundimtar dhe më pas kompozimi i skuadrave kualifikuesve për kupat e rradhës. Personalisht mendoj se anullimi i sezonit shumë herët, nuk është ideal. Ato mund të përmirësohen.

Por nëse vendimi është marrë nga qeveria, çfarë mund të bëjnë klubet ose ligat? Sipas mendimit tim, ai francez ishte një vendim i parakohshëm. Por nuk është diçka që shqetëson UEFA-an “.

2020-21?

Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme ekonomike për shkak të pandemisë. Do të përpiqemi ta adaptojmë atë, por akoma nuk është marrë një vendim. Situata e klubeve nuk është e lehtë”-ndër të tjera Ceferin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!