Shalke në krizë, Lajpcig dhe Verner shkëlqejnë…

Bundesliga, Java 27: Shalke-Augsburg 0-3, Mainz-Lajpcig 0-5, Këln-Duseldorf 2-2

Pas ndeshjeve të djeshme, sot u luajtën dhe tri sfida të javës së 27 të Bundesligës gjermane. E nisi Shalke 04-Augsburg, pasoi Mainz 05-Lajpcig dhe e mbylli Këln-Duseldorf.

Në takimin e parë Shalke tregon se ka humbur fillin, pasi në fushën e saj është mundur thellë nga bavarezët e Augsburg me rezultatin 0-3.

Lajpcig ndryshe nga Shalke që dështoi para një jave, shpartalloi 0-5 Mainzin duke u rikthyer te vendi i tretë me 54 pikë. Tri më pak se Dortmundi i dyti dhe -7 nga Bajerni kryesues.

Në këtë takim Timo Verner (11′, 48′ 75′) arrin të shënojë tri herë, duke iu afruar me 3 gola Levandovskit.

Te ndeshja derbi Këln-Duseldorf ngjet gjithçka. Fillimisht shënojnë miqtë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën ritmi dhe golat shtohen ndjeshëm.

Këlni humbet penallti, ende pa u mbushur 1 orë lojë, ndërsa Duseldorf godet për herë të dytë në të 61′. Nuk dorezohen vendasit dhe me futjen në fushë të një shqiptari (Rexhëbeçaj) duket se marrin fatin me vete.

Kështu, fillimisht shkurton Modeste në 88′, teksa në 91-tën barazojnë me Kordobën për 2-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!