Alkantara mungon, Boateng në fushë…

Në ndeshjen e madhe të Bundesligës, midis Bayern Mynih dhe Borusia Dortmundit, që do të luhet nesër në orën 18:30, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, bavarezët do të kenë një mungesë të madhe në repartin e mesfushës.

Mesfushori spanjol, Tiago Alkantara, për shkak të një dëmtimi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flik, i cili sot e ka konfirmuar mungesën e rëndësishme në mesfushën Bayernit, por pa treguar emrin e zëvendësuesit të tij.

“Tiago Alkantara nuk është stërvitur sot, ai për fat të keq do të jetë jashtë për këtë ndeshje”, – ka thënë Flik, i cili ka shtuar: “Ndërkohë që Zherome Boateng do të jetë i gatshëm për lojë. Do të doja të ishte edhe Tiago, por për fat të keq nuk është kështu”, – ka deklaruar trajneri i bavarezëve në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!