Junajtid kërkon falje, rimburson tifozët

Mançester Junajtid do të rimbursojë abonentët tifozë të saj, për ndeshjet që ata nuk do të mund t’i ndjekin gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sezoni i Premier League u pezullua në mars, ndërkohë që Junajtid renditej i pesti dhe me 4 ndeshje, që sipas kalendarit, duhet t’i luajë në shtëpi deri në përfundim të sezonit.

Klubi i “djajve” u ka shkruar abonentëve: “Ne ndajmë zhgënjimin tuaj që ju nuk do të jeni në gjendje ta shikoni Junajtid drejtpërdrejtë në stadium. Por ju inkurajojmë të ofroni mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besnike edhe nga komoditeti dhe siguria e shtëpisë tuaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!