Zhiru mbetet te Çelsi…

Francezi: ‘Jam i entuziasmuar për të vazhduar këtu’

Lajmi qarkullonte prej ditësh, por përpikmëria dhe saktësia e një klubi serioz për ta bërë publike erdhi sot. Bëhët fjalë për Çelsin dhe rinovimin edhe për një edicion të sulmuesit francez Oliver Zhiru.

Olivier Zhiru qëndron te Çelsi për një sezon tjetër. Klubi londinez ka ushtruar mundësinë e rinovimit automatik të një sezoni tjetër dhe për këtë arsye deri në 30 qershor 2021.”

Sulmuesi tha për mediat:

Shoh përpara. Dua ta vesh sërish bluzën e Çelsit dhe uroj përpara tifozëve në një ‘Stamford Bridge’ plot. Atëherë kur të jetë siguria për të gjithë’

Për francezin ishin të interesuar Lacio dhe Inter, por tashmë 33 vjeçari ka vendosur pikën mbi ‘i’, duke qëndruar edhe për një sezon te blutë e Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!