Premier League në fusha, 6 të infektuar …

Nga sot, klubet angleze të Premier League kanë filluar të stërviten, përsëri në grupe të vogla, duke respektuar rregullat e distancimit social dhe një seri masash paraprake higjeno-sanitare për të minimizuar rrezikun e infeksioneve.

Sipas “Times”, në ditët në vijim, secila nga 20 klubet elitare të ishullit do të kenë vizita nga inspektorët sanitarë, të cilët do të kontrollojnë nëse seancat stërvitore (kohëzgjatja maksimale prej 75 minutash), si dhe të gjitha rregullat e tjera, të parashikuara në këtë fazë të parë, respektohen nga të dy klubet dhe lojtarët.

Sakaq, nga ishulli vjen lajmi, se Liga ka kryer 748 teste kontrolli me tamponë, ku janë identifikuar 6 vetë të infektuar me koronavirus, pjesëtarë të 3 skuadrave të Premier League, pa specifikuar nëse ata ishin lojtarë, apo anëtarë të stafeve teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!