Rikthehet Murinjo: ‘Dua Muriqin në Londër’

Siç njofton ‘football.london’, Zhoze Murinjo hedh tej sekretet dhe zbardh idenë e patundur për të sjellë në Londër kosovarin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Portugezi dëshiron një tjetër qendërsulmues te Totenhem, jo ​​vetëm për dëmtimet e shpeshta të Herri Kejn, por dhe të shtojë konkurencën për një vend titullari.

Media londineze i referohet presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, teksa sipas tij, Murinjo është “gati të paguajë atë që dëshiron Fenerbahce për të nënshkruar me Muriqin këtë verë”.

Totenham po insiston të nënshkruajë me Muriqin, por ka edhe ekipe në Itali që janë të interesuar për të,” zbuloi Ademi në një intervistë.

Muriqi ka shijuar një sezon të parë të suksesshëm në Stamboll, duke shënuar 13 herë në 26 paraqitje të Super Ligës turke. Një sezon më parë, Muriqi i përfaqësueses dardane shënoi edhe 17 gola për Rizespor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!