Drogë? Lakazete “pushton” tabloidët…

Francezi Alexandre Lakazete është në qendër të stuhisë britanike. Sulmuesi i Arsenalit ka pushtuar faqet e para të të gjithë tabloidëve ishullorë me foton e tij, duke thithur gaz nga një tullumbace.

Videoja është postuar nga lojtari për disa miq, por më pas dikush e ka shpërndarë në internet. “Topçinjtë” synojnë që ta zgjidhin çështjen brenda familjes.

Gjesti i Lakazetes ka krijuar shumë diskutime, aq sa tabloidet kryesore britanike i kanë “kushtuar” shumë vëmendje. Kjo edhe për faktin, se ish-sulmuesi i Lionit nuk e ka për here një gjë të tillë.

Mbetet për t’u kuptuar mirë përmbajtja e thithur nga sulmuesi brenda tullumbaces. Nëse ajo do të ishte krak, apo një substancë që përdoret si një analgjezik dhe që ka efekte euforike?!

Arsenali ka bërë të ditur që ajo është një “çështje private, që nuk ka pse të marret seriozisht”. Edhe 18 muaj më parë, një episod i ngjashëm, kishte përfshirë Lakazeten, Aubamejang, Kolashinac, Ozil dhe Guendouzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!