Drejtori: ‘Tifozët 1 vit larg nga impiantet angleze’


Sipas derjtuesit të lartë, 28 maji, dita për të vendosur datën e rifillimit ose…mbylljes përfundimtare të Premier League.

E votuan unaniminisht dhe sot skuadrat e Premier League në fushë, për seancat e para në grupe.

Gjithçka vjen pas “PO” së protokollit shëndetësor, që lejon trajnime në grupe të vogla, të vendosur në ambiente të hapura. Një hap përpara drejt rifillimit të Premier League.

Sidoqoftë, rreziku për të mos patur tifozë në shkallë për një kohë të gjatë është një fakt. Këshilltari mjekësor i Premier League sqaroi për ‘Guardian’, se situata shëndetësore nuk do të ndryshojë në 6-12 muajt e ardhshëm dhe se njerëzit do të duhet të japin ‘dorëheqjen’ nga stadiumi.

Për këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i Premier League, Riçard Masters, tha: “Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo eventualitet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!