Arrestohet talenti i Çelsit, shkak një femër

Eshtë arrestuar talenti i ri i Çelsi, Kalum Hadson-Odoi në mesnatën e së dielës. Gjithçka ende është e mistershme, megjithëse në këtë histori është e përfshirë edhe një femër.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, futbollisti në fjalë kishte ftuar një modele në shtëpinë e tij, edhe pse rregulli mbi karantinimin ndaj koronavirusin, është akoma në fuqi në Angli dhe vetë Hadson-Odoi kishte rezultuar pozitiv në mars, duke u rikuperuar më pas.
Mësohet se rreth orës 4 të mëngjesit, policia ka mbërritur në banesën e futbollistit, e tërhequr nga një sherr midis çiftit. Modelja ka deklaruar se “nuk ndiehej mire” dhe u mor me autoambulancë, ndërsa Hudson-Odoi ka përfunduar me pranga në duar, në një nga rajonet policorë të Londrës.
Për ngjarjen në fjalë, skuadra e Çelsit ende nuk ka bërë ndonjë koment.