Klop entuziast pas rifillimit të Bungesligës…

Primiera Liga portugeze – 12 qershor, Premier League angleze – 12 qershor, La Liga spanjole në – 27 qershor.

Një ditë pas rifillimit të Bundesligës, është rikthyer entuziazmi dhe dëshira për të filluar sërish në ligat e tjera të mëdha në Europë dhe në mbarë botën.

Në Angli, Jurgen Klop mezi pret të përfundojë një kampionat, që e sheh Liverpulin e tij afër titullit; “Futbolli është i mrekullueshëm edhe me dyer të mbyllura,” –i tha ai BBC. “Të gjithë filluam të luajmë pa tifozë përreth. E duam lojën jo për shkak të atmosferës në stadium”.

Por ndyshe mendon homologu i tij te Njukasëlli. Sipas Stiv Bruce, 12 qershori është shumë shpejt për futboll të luajtur. “Ne kemi nevojë për më shumë kohë për t’i rikthyer lojtarët në formë sportive.

Për të mos i kthyer ata si një kështjellë prej letre. Shumë trajnerë mendojnë si unë. Do të na duhen të paktën 6 javë, “- i tha tekniku sot ‘Telegraf’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!