Rikthimi, Son nuk do karantinohet…

Pas angazhimit të detyrueshëm ushtarak që i është dashur të kalojë në Korenë e Jugut, futbollisti i Totenhem Hjung Min Son është gati të kthehet në Londër.

Sulmuesi është shpallur si më i dalluari i klasës së tij ndërsa më herët ka pozuar edhe me trofeun e fitimtarit nën uniformë ushtarake të Koresë së jugut..

Ndërkaq, orët e fundit, raportohet se Son, do të kthehet në Angli për tu vënë veten në dispozicion të Totenham dhe Zhoze Murinjos. Natyrisht nëse nuk do rezultojë pozitiv.

Sipas protokollit anglez, lojtari pas ekzaminimit nuk do të jetë e nevojshme të karantinohet. Kuptueshëm nëse del negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!