Duka ekskluzivisht për mediat italiane: ‘Shqipëria ndryshe nga Italia’

TMW i kushton një ekskluzive sot presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Prestigjiozja e nis me një hyrje spektakolare. “Armand Duka përgjigjet me italishte të përsosur. Është përtej detit, në Shqipërinë e tij. Tokën e tij, horizontit të tij. Përmes valëve në Itali. Atje ku, në Romë, në shkurt 2019, u zgjodh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s’.

Sukseset dhe fakti që Duka e ka udhëhequr Federatën Shqiptare te Futbollit që nga viti 2002, nuk evitohet dot…

Duka përgjigjet për të gjitha te ‘Tuttomercatoweb.com’ . “Jemi të ndaluar që nga 8 marsi. Javën tjetër, nga e hëna 18, nisim stervitjet në grup teksa kampionati Superior do nisë në 3 qershor. Pastaj në 7 qershor e dyta dhe e treta (duke nënkuptuar Kategorinë e Parë dhe të Dytë: Shënim i redaktorit).

Deri më tani kemi bërë, që lojtarët të punojnë me seanca të udhëhequra nga teknikë, si për profesionistë, ashtu edhe për sektorët e të rinjve, për t’i mbajtur në formë në shtëpi.”

Klubet tona kanë pasur të njëjtat humbje, si ato të mëdhenjtë. 20-25% e buxhetit. Njësoj si ne, si Federatë. Kemi humbur disa gara, disa të drejta dhe disa të ardhura nga blerjet. Shqipëria është një vend ndyshe nga Italia në shumë aspekte.

Klubet janë më të brishta dhe ne si Federatë u kemi paguar dy muaj pagë të gjithë atyre që punojnë në futboll. Fatkeqësisht qeveria nuk na ka mbështetur si futboll, kështu që vendosëm të japim dy muaj paga “.

Ndërkaq, Duka u pyet edhe për trajnerin Reja, objektivët e Shqipërisë dhe futbollistët tanë që luajnë në Itali, si Gjimshiti, Kumbulla, Strakosha e Berisha. Fjalë me superlativa edhe për Elseid Hysajn e Napolit.

Nuk u evitua dot fakti, që qeveria shqiptare, me gjestin e dërgimit të mjekëve dhe infermierëve në Itali, për ndihmë te të infektuarit me COVID-19, ka rritur ndjeshëm reputacionin e saj te pala italiane. Duka vlerësoi edhe këtë moment, duke shpjeguar se kishte telefonuar kyeministrin, duke e përgëzuar për nismen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!